back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHalil Kastrati: Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e...

Halil Kastrati: Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike 

Para disa ditësh në medie u raportua për përfshirjen e humanistit Halil Kastrati në politikë. 

Mirëpo këto lajme i demantoi vet Kastrati përmes një postimi në Facebook. 

“Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike. Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë”, shkroi ai. 

Njoftimi i plotë: 

Sqarim lidhur me spekulimet rreth përfshirjes sime në politikë:

Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. 

Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike. 

Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.

Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime. 

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zoti, kurrë mos ju humbtë!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit