back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHaki Abazi: Pas luftës në Ukrainë, Kosova pati ofertë për anëtarësim të...

Haki Abazi: Pas luftës në Ukrainë, Kosova pati ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO – Kurti se mori seriozisht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, tani në listën e AAK-së për deputet edhe në një mandat, ka thënë se Kosova kishte një ofertë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Abazi ka thënë se kjo ka ardhur disa muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe se ka qenë pjesë e diskutimeve që janë zhvilluar ku ka qenë edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij oferta qe ka ardhur nga senatorë e kongresmen amerikanë që në Kosovë kanë ardhur “ekskluzivisht për këtë”, nuk është marrë seriozisht.

“Nuk është refuzuar në kuptimin që nuk e pranojmë anëtarësimin në NATO, nuk është punuar nuk është marrë me çështjen e atij diskutimi, kam qenë pjesë e atij diskutimi si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme. Është shtruar çështja e kapërcimit të gjitha barrierave, kjo ka qenë pak muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë. Kryeministri Kurti ka qenë në udhëheqje të takimit dhe nuk është kuptuar ose nuk është dashtë të kuptohet seriozisht ardhja e senatorëve dhe kongresmenëve amerikan. Qëllimi i vizitës së tyre ishte anëtarësimi në NATO dhe përgatitja që katër vendet mosnjohëse të NATO-s të mos jenë pengesë”, tha ai.

Abazi ka treguar që për këtë ka qenë kërkesë eksplicite që të ecët përpara me dialogun me Serbinë, përfshirë edhe Asociacionin, në mënyrë që shtetet kundërshtuese mos të kenë arsye.

“Në mënyrë eksplicite që dialogu me Serbinë të ecën në dinamikën e përshpejtuar mënyrën e duhur që shtetet mos refuzuese të mos kenë arsye ta pengojnë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Qeveria e Kosovës kishte themeluar një komision ndërministror për anëtarësim në NATO, pas fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit