back to top
March, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor

“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurtit, kur ky i fundit e quajti kundërshtarët politik “hajvana”.

Hamza tha se ka përgjegjësi të madhe dhe nuk e lejon vetën të shprehet në atë mënyrë.

“Unë po e ripërsëris, e para jam prind i tre fëmijëve, e dyta punoj si profesor, e treta kam qenë bartës i shumë pozitave të larta publike, dhe kam përgjegjësi se si formulohem, dhe sigurisht që nuk do ta lejojë vetën. Gjuha shqipe është shumë e pasur me fjalë që mund ta thuash çdo mendim tëndin.”, tha Hamza në Rubikon.

Mes tjerash, Hamza potencoi se preokupimi i Partisë Demokratike të Kosovës që t’i adresojë sfidat e vendit dhe problemet e qytetarëve.

“Gjithçka ka qenë e kalkuluar dhe është e kalkuluar deri në detale. Preokupimi ynë është se qysh me i adresu sfidat e vendit, problemet e qytetarëve të Kosovës, qysh me bë një ambient më të mirë për bizneset, qysh me zhvillu ekonominë, arsimin, shëndetësinë, e qysh me përmirësu standardin e jetës së qytetarëve”, vijoi tutje ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit