back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiGruda i PDK-së: Do ta shkrijmë epërsinë VV-së deri në fund të...

Gruda i PDK-së: Do ta shkrijmë epërsinë VV-së deri në fund të fushatës

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, thotë se deri në fund të fushatës do të arrijnë të “shkrijnë” epërsinë e VV-së.

“Ata e dinë që ne jemi duke u rritur, dhe ata janë duke rënë. Ne do ta shkrijmë epërsinë e VV-së deri në fund të kësaj fushate, deri më 9 shkurt Bedri Hamza, Partia Demokratike do ta shkrijë epërsinë”, u shpreh ai në “DPT te Fidani”.

Gruda tha se programi dhe kandidati i tyre për kryeministër janë çelësi për fitore, përcjell Klankosova.tv.

“Programi ynë dhe kandidati ynë për kryeministër janë çelësi për fitore. Në fund të mandatit nuk shkohet qeveria ta akuzojë opozitën, është një mundësi e re që partitë të ulën dhe të ofrojnë një platformë të re për katërvjeçarin që vjen”.

Ai mes tjerash u shpreh se po ofrojnë një program të zhvillimit ekonomik, të sundimit të ligjit, të integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe të heqjes së sanksioneve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit