Home Featured Greqia me kusht të ri për Integrimin e Shqipërisë pas lirimit të Belerit

Greqia me kusht të ri për Integrimin e Shqipërisë pas lirimit të Belerit

0
Greqia me kusht të ri për Integrimin e Shqipërisë pas lirimit të Belerit

Share
Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit në BE. Bëhet fjalë për çështjen e pronave.

“Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga agjenda jonë.

Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht. Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”, tha Mitsotakis.

I pyetur për raportet me kryeministrin Rama, kryeministri Grek tha: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë dhe mes këtyre fqinjëve është edhe Shqipëria”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here