Home Featured Grafit “Voto 105” në muret e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj

Grafit “Voto 105” në muret e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj

0
Grafit “Voto 105” në muret e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj

Në prag të zgjedhjeve komunale që mbahen më 12 tetor, në muret e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është vërejtur një grafit me mbishkrimin “Voto 105” dhe portretin e Hysni Mehanit, kandidatit për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje.

Grafiti, i realizuar me ngjyrë të kuqe, është vendosur në hapësira publike, gjë që ka ngjallur reagime nga qytetarët, pasi përdorimi i objekteve të kulturës për mesazhe politike shihet si i papërshtatshëm.

Zgjedhjet komunale po afrohen, dhe gara politike në Skenderaj po bëhet çdo ditë e më e zjarrtë./OkarinaPress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here