Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke ua vështirësuar punën dhe kanosur jetën.
Kështu ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku Policia u përballë me një veturë që shpërfilli totalisht urdhrat dhe goditi një zyrtar policor dhe veturën zyrtare.
Siç merret vesh për rastin deri tash është arrestuar vetëm shoferi i veturës dhe ai është: A.SH.
Me të arrestuarin, dyshohet se ishin edhe tre persona tjerë.
I dyshuari që u kap është shoqëruar në stacion policor, ndërsa vetura e tyre është sekuestruar nga Policia.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarve të tjerë. /Sinjali/