Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për Rezervën Shtetërore.
Ajo u arsyetua se nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata.
Mirëpo, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi se ftesa iu dërgua asaj më 19 nëntor, përmes postës.
“Por, gjykata nuk e ka pranuar fletëkthimin nga posta se e pandehura Rozeta Hajdari e ka pranuar ftesën”, deklaroi ajo.
Kujtojmë se mungesa e Hajdarit në seancë ndodhi vetëm një ditë pasi Albin Kurti deklaroi se “abuzuesit” e pasurisë publike nuk do të tolerohen.
Kryeministri që po kujdestaron, nga objekti i Qeverisë dje deklaroi se ligji duhet të jetë më i fortë se interesi dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji, ndërsa akuzat ndaj vartësve të tij i minimizoi si “zhurmë”.
Ndryshe, para tri javësh, kur gazetarët i kërkuan sqarime për të njëjtat akuza, ajo i shmangu pyetjet duke insistuar se të gjitha do t’i dëshmonte në gjykatë, me argumente e me prova, duke u krekosur se ka vepruar drejtë dhe s’është përfshirë në veprime të kundërligjshme

