Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në një tubim madhështor të organizuar në Prishtinë para qindra qytetarëve foli edhe kandidati për deputet, Ardian Gjini.

“Kjo është me të vërtetë diçka e jashtëzakonshme. Ma keni ndryshuar fjalimin. Jeni më të mirët në Kosovë, prej të parit deri te i fundit. Kësisoj atmosfere nuk ka pasur më herët në Kosovë. Kosova fituese duhet të jetë Kosova që përfundon rrugët, shkollat dhe çerdhet. Kosova fituese duhet të jetë ajo që i kryen punët, e jo ajo që flet,” tha ai ndër të tjera.