back to top
January, 15, 2026
spot_img
BallinaLajmeGjeneral Bashkim Jashari në SHBA, sheh nga afër helikopterin që pritet t'i...

Gjeneral Bashkim Jashari në SHBA, sheh nga afër helikopterin që pritet t’i vijë FSK-së, Black Hawk

- Advertisement -

Gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e konsideruar ndër njësitë kyçe të saj.

Me këtë rast, gjeneral Jashari u njoftua nga afër me kapacitetet operacionale të bazës, përfshirë helikopterët Black Hawk, si dhe me procedurat e trajnimit, mirëmbajtjes dhe infrastrukturës përcjellëse.

Gjatë takimit, gjeneral Jashari dhe gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të aviacionit në kuadër të FSK-së. Në përmbyllje, Komandanti i FSK-së vlerësoi profesionalizmin e njësisë dhe falënderoi stafin për gatishmërinë për të mbështetur FSK-në në zhvillimin e kapaciteteve me helikopterë Black Hawk.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -