Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e marketit “Nora”, në Klinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Ai u gjet në hapësirën e marketit, dhe menjëherë për rastin është njoftuar Policia dhe Emergjenca.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
“Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia është duke vazhduar hetimet për rastin”, tha Gashi.