back to top
January, 22, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiGjekmarkaj transferohet për në QSUT me urdhër të mjekëve

Gjekmarkaj transferohet për në QSUT me urdhër të mjekëve

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj mësohet se do të transferohet për në QSUT, me urdhër të mjekëve.

Deri më tani Gjekmarkaj ndodhej në spitalin e Traumës, aty ku u dërgua menjëherë pas incidentit të ndodhur në protestë.

Kujtojmë se Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës që u zhvillua pasditen e sotme në kryeqytet.

Ai tha nga spitali se forcat e policisë i kanë ushtruar presion në gjoks.

“I thashë jam nënkryetar Parlamenti, jam profesor universiteti… As më shikonin fare në sy. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregon vetë Gjekmarkaj.

Në momentin kur ndodhi ngjarja demokrati ndodhej në zonën e pallatit me Shigjeta së bashku me deputetë dhe anëtarë të opozitës.

Sipas zyrtarëve të Partisë Demokartike dhe kreut të kësaj partie, Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit