Vetëm në ditën e fundit të vitit 2023, sipas drejtorit të Emergjencës në Prishtinë, Naser Sylës, u paraqitën 24 të lënduar, dy nga armët e zjarrit e 22 të tjerë nga mjetet piroteknike.
Shumica e tyre përfunduan me gishta të amputuar.
Përvec ditës së fundit, Syla tregoi se 13 raste të tjera kanë qenë që nga 22 dhjetori deri më 26 dhjetor, ku pësuan edhe fëmijët.
“13 raste kanë qenë nga e 22 dhjetori deri më 26 dhjetor. Shumica fëmijë. Natën e Vitit të Ri 2024, kanë qenë 22 raste me mjete piroteknike, e dy të tjerë me armë zjarri. Shumë prej tyre përfunduan me gishta të amputuar dhe me invaliditet të shkallëve të ndryshme”, tha Syla për Express.