back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniGeorgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Gazetari Slobodan Georgiev deklaroi të dielën se kur është fjala për Kosovën, serbët duhet të përballen me të vërtetën.

Ai theksoi se Serbia ka humbur të gjithë autoritetin atje, se marrëveshja është arritur në masë të madhe dhe se Serbia në fakt tashmë e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj se nuk ekziston më asnjë ndërtesë, ndoshta vetëm universiteti në Mitrovicë ku ndodhet stema e Serbisë në Kosovë. Pra, kjo çështje ka përfunduar dhe ne nuk e dimë se çfarë do të diskutojnë më pas”, tha Georgiev, raporton Danas.

Ai beson se marrëveshja për Kosovën tashmë është arritur në Ohër vitin e kaluar dhe shton se e vetmja gjë që nuk e ka të qartë është se pse përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së thonë se duhet ende të punohet në të.

“Marrëveshja është arritur, siç e shohim po zbatohet”. Kosova arriti administrimin e plotë mbi të gjithë territorin e veriut. Dhe kaq”, theksoi Georgiev.

Mundësitë si për dialog ashtu edhe për konferencë ndërkombëtare janë shterur, tha ai.

“Unë supozoj se një dialog i ri mund të jetë për atë se si Serbia duhet ta njohë apo jo Kosovën, gjë që në fakt e ka bërë tashmë,” është i bindur Georgiev.

Për të çdo konflikt, edhe ai i ngrirë në Kosovë, përfundoi me ngjarjet në Banjskë.

“Kaq ishte, ata pushtuan, nuk bënë atë që donin, Vuçiq e ngriti ushtrinë, Blinken e thirri, Vuçiq e tërhoqi ushtrinë dhe çështja mbaroi”, shpjegoi Georgiev.

Georgiev nuk ka as dilemë për Kosovën apo BE-në, sepse integrimi është ndalur, dhe sipas tij serbët në Serbi janë viktima të mungesës së politikës së zgjerimit.

“Ne e kishim më parë atë dilemë dhe kapitullin 35, çfarë do të bëjmë me të dhe si do ta bëjmë? Është krejtësisht e tepërt. Nuk ka integrim në BE. Nuk ka të bëjë me Serbinë, por në një masë të madhe me BE-në. Evropa nuk di çfarë të bëjë me vetveten”, tha Georgiev.

Ai mendon se nuk do të ndodhë që Kosova të marrë ulëse në Kombet e Bashkuara, por vëren se Serbia as që pyet për këtë.

“Në Këshillin e Sigurimit, në mesin e anëtarëve të përhershëm, kemi së paku tri shtete që janë sponsorë të pavarësisë së Kosovës, kështu që nëse Kosova duhet të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara, kjo është një pyetje për ta, ata duhet ta zgjidhin atë”, shpjegoi Georgiev.

I pyetur për formimin e Asociacionit, Georgiev theksoi se as drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, nuk e përmend më.

Sipas mendimit të tij, çështja e AKS-së “është shpallur dhe pikërisht atëherë kur plani për të bërë diçka në veri të Kosovës dështoi për shkak të ndërhyrjes së Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij, dhe që atëherë ajo histori është zhdukur”.

“Prandaj nuk ka as dinarë, as tabela serbe, as targa, as letërnjoftime, as patentë shoferi. Kurti ka vendosur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e veriut dhe tani me këtë po shkon në zgjedhje të reja”, ka saktësuar Georgiev.

Ai nuk e sheh mundësinë e mbajtjes së referendumit për Kosovën dhe beson se nuk do të ndodhë kurrë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit