Qentë endacakë të mërkurën kanë sulmuar gazetaren e RTK-së, Behare Bajraktari.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat shihen plagët që ka marrë nga kafshimi.
Bajraktari i ka bërë thirrje kryetarit Përparim Rama që të menaxhojë problemin me qentë endacakë.
“Sot rreth orës 18:00 te mensa e studentëve më sulmuan dhe me kafshuan qentë endacak. Çfarë vlere ka jeta e njeriut kundrejt qenve Përparim Rama? Rama ligjërisht je i obliguar ta menaxhosh çështjen. Qentë direkt kanë sulmuar, kjo është e rrezikshme sidomos për fëmijët”, u shpreh ajo.
Bajraktari bëri të ditur se kafshimi i qenit ka depërtuar nëpër lëkurë të çizmës.
“Kjo gjendje është e pa pranueshme, me rrezikun që na kanoset”.
“Brenda kësaj periudhe qentë e paskan sulmuar një grua te Termokosi”, shkroi Bajraktari.