Gazetari i njohur, Klinton Zeqiraj ka propozuar për martesë të dashurën e tij bjelloruse, Ekaterina Dubenik.
Çifti kanë qenë në një lokal nate në Sarandë, ku performonte dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ku në një moment Klintoni është ulur në gjunjë dhe ka propozuar për martesë modelen.
Mes lotësh, modelja i ka thënë “po” gazetarit, teksa më pas kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Gazetari dhe modeja “Miss Globe 2022” janë në një lidhje prej disa vitesh. Dyshja u njohën në Sarandë dhe siç ka treguar Klintoni më herët, ajo është personi i duhur për të.
- https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7a1f4990-f023-43f6-b6aa-fa9f2c46989c