back to top
July, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeGarë e “nxehtë” në Skenderaj: Sami Lushtaku zyrtarizon kandidaturën për kryetar

Garë e “nxehtë” në Skenderaj: Sami Lushtaku zyrtarizon kandidaturën për kryetar

- Advertisement -
Sami Lushtaku ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Skenderajt, shkruan Demos.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Lushtaku përmes një postimi në Facebook.

Si duket edhe në këto zgjedhje lokale, Skenderajn e pret një garë e “nxehtë”, pasi kandidaturën më herët e ka paralajmëruar edhe Nuredin Lushtaku nga Ideal.

“Sot, Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj, në mënyrë unanime, mbështeti kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt për zgjedhjet lokale të 12 tetori”, ka shkruar Lushtaku mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Skenderajt,

Sot, Kryesia e Degës së PDK-së në Skenderaj, në mënyrë unanime, mbështeti kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ky vendim i imi erdhi si përgjigje ndaj besimit tuaj të vazhdueshëm ndaj meje në çdo palë zgjedhje, prej që jam futur në politikë.

Kandidatura ime vjen edhe si rezultat i padrejtësive ndaj meje në të kaluarën, përfshirë mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm, si dhe më pas, moslejimi i kandidaturës sime në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje.

Të dashur qytetarë,

Unë jam prej atyre njerëzve që nuk ndalen.

Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën.

Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt.

Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin aktual të komunës, Fadil Nura, për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe.

Duke qenë mirënjohës përjetë për besimin dhe mbështetjen tuaj ndaj meje dhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, do të jemi bashkë si gjithmonë në çdo proces!

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -