Ish banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka treguar një anë krejt tjetër të tij, duke marrë një nismë me zemër të madhe për të ndihmuar një familje shqiptare që jeton në kushte tepër të vështira.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon gjendjen e shtëpisë së kësaj familjeje, ndërsa paralajmëron se do të angazhohet për ta rinovuar plotësisht banesën e tyre.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, G-Bani ka treguar se pas publikimit të videos së parë, inbox-i i tij është mbushur me dhjetëra mesazhe nga njerëz që kërkojnë ndihmë për familjarë apo të panjohur që jetojnë në skamje. Ai tregon se nuk e ka ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje.
“Ndërtuesi që më ofroi mundësinë për të ndihmuar, nuk mund të marrë për sipër kaq shumë raste. U lutem të gjithë ndërtuesve që kanë respekt për mua të më ndihmojnë që të përmirësojmë edhe më shumë banesa për familje në nevojë. Jam i gatshëm t’i lidh palët me njëri-tjetrin për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë,” – ka shkruar ai, duke theksuar se dëshiron të përdorë popullaritetin e tij për diçka të mirë.
Artisti ka bërë thirrje për bashkëpunim me bizneset dhe njerëzit e mirë që kanë mundësi të kontribuojnë në raste të ngjashme. “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” – shprehet ai, duke shtuar se ndonëse nuk ka mbështetje financiare të madhe, dëshiron të përdorë famën e tij për të bërë diçka konkrete për njerëzit në nevojë.

Ky gjest i G-Banit është pritur me shumë vlerësime nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për iniciativën e tij.


