back to top
January, 12, 2026
spot_img
BallinaLajmeFSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit

FSK shpëton dy familje të ngujuara në fshatin Xërxë të Rahovecit

- Advertisement -

Shpërndaje 

Komuna e Rahovecit ka dalë me një njoftim mbi gjendjen aktuale pas vërshimeve si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Bazuar në njoftim, reshjet e shumta kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për disa familje në komunë, të cilat kanë mbetur të ngujuara në shtëpitë e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë u bë e ditur se ekipet emergjente të komunës bashkë me trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot realizuan evakuimin e dy familjeve në fshatin Xërxë, duke siguruar daljen e tyre të sigurt nga zonat e rrezikuara.

“Për gjendjen shëndetësore të qytetarëve të evakuuar u kujdes edhe stafi i QKMF-së në Rahovec, i cili ofroi ndihmën e parë mjekësore, ndërsa janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor!”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -