back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiFSK përgatit snajperistë profesionistë për ngritjen e kapaciteteve luftake

FSK përgatit snajperistë profesionistë për ngritjen e kapaciteteve luftake

- Advertisement -

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta, me qëllim rritjen e kapaciteteve luftake të forcës.

Ky trajnim synon certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. Përmes këtij procesi, FSK forcon gatishmërinë dhe profesionalizmin e ushtarakëve të saj në nivel të lartë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë e zhvillimit dhe specializimit të ushtarakëve për të siguruar mbrojtjen efektive të vendit, duke vlerësuar përkushtimin e pjesëtarëve gjatë trajnimit.

FSK vazhdon të investojë në avancimin profesional dhe teknologjik të njësive të saj, duke rritur kapacitetet për të përmbushur detyrat e sigurisë në përputhje me standardet më të larta.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -