Ish-banoret e Big Brother Vip, Jori Delli dhe Beniada Nishani, po shijojnë pushimet luksoze bashkë.
Dy modelet ndodhen në Toskana të Itali dhe kanë ndarë një video duke shijuar perëndimin e diellit. Ato po qëndrojnë në një nga resortet më luksose në vend, ku në pamje shihet se po shijojnë nga një gotë verë të kuqe.
Bukuroshet të veshura me bikini, shihen duke u relaksuar me pamjen mbresëlënëse e duke kërcyer, dhe në fund bëjnë “gëzuar”.
Theksojmë se Jori dhe Beniada, morën vëmendje të madhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother VIP, si dy vajza me humor dhe të bukura, që janë rritur në Itali.