Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Dr. Flori i cili la një trashëgimi të vyer në muzikën shqiptare, tashmë do të kujtohet përjetësisht me një shesh që mban emrin e tij, në zonën e Tiranës së Re.
Roland Hysi, miku i tij i ngushtë dhe anëtar i grupit, ka ndarë një foto të momentit me Kaltrinën, vajzën e Dr. Florit, në rrjetet sociale, ku shpreh emocione të thella dhe kujtime të çmuara për mikun e tij të dashur.
Ai ka shoqëruar postimin me vargje nga një nga këngët më të njohura të Dr. Florit, duke përkujtuar kontributin e tij të paharruar në muzikën shqiptare.