back to top
May, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiFlet mjeku që ia dha ndihmën e parë gruas e cila u...

Flet mjeku që ia dha ndihmën e parë gruas e cila u ther me thikë nga burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 15:00 në “Rrugën B” në Prishtinë, shkruan GazetaDemos.

Stilisiti i njohur i modës, Festim Isufi ka therur me thikë gruan e tij, Rina Maloku-Isufi në banesën e tyre në Prishtinë, ku më pas ka qëlluar veten për vdekje.

Ngjarja ndodhi në afërsi të klinikës dentare “AlbaDent” në rrugën B, ku gruaja e tij pas goditjes që mori nga bashkëshorti u drejtua tek kjo klinikë që gjendej afër banesës së çiftit për të kërkuar ndihmë.

Teksa doktori i cili gjendej tek kjo klinikë, Shpend Gashi i dha asaj ndihmën e parë, ndërsa më pas kanë informuar policinë dhe emergjencën.

i tha GazetësDemos që kishe vetëm një lëndim në dorë.

“Vajza ka ikë deri në klinikën tonë ku edhe ka kërkuar ndihmën e parë dhe ne ia kemi mundësu atë ndihmë dhe kemi lajmëru autoritetet, brenda 10 minutash ata kanë ardhë tek vendi i ngjarjes dhe kanë vazhdu ambulanca dhe policia. Ne sa mundëm me sanu e kishte vetëm një lëndim dore, se çka ka më tutje apo nëse ka ndonjë lëndim tjetër duheni me marrë deklaratë në autoritetet tjera në emergjencë apo QKUK”, tha doktori Shpend Gashi për Demos.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit