back to top
May, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiFlet kujdestarja e 15-vjeçares së vrarë nga babai në Prizren: Na ka...

Flet kujdestarja e 15-vjeçares së vrarë nga babai në Prizren: Na ka tronditur, kemi pasur komunikim me familjen e saj

- Advertisement -

Share
Prizreni dhe e gjithë Kosova u tronditën thellë nga vrasja e rëndë e një vajze 15-vjeçare, shtetase turke, e cila dyshohet se u vra nga babai i saj, Mehmet Gorenç.

Ky i fundit ndodhet në paraburgim, me vendim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Së fundmi ka folur edhe kujdestarja e vajzës, e cila e kujton me emocione të forta.

“Ajo u bashkua me shkollën tonë në shtator të vitit 2024. U përshtat shumë shpejt me klasën dhe me shkollën. Ishte fëmijë i sjellshëm, punëtor dhe gjithmonë me buzëqeshje në fytyrë. Familja e saj ishte gjithmonë në komunikim me ne, një familje e kujdesshme dhe me shumë respekt”, tha ajo.

E njëjta theksoi se ngjarja ka tronditur stafin dhe nxënësit e shkollës, si dhe është marr inciativë nga ajo dhe drejtori i shkollës për ndihmë të familjarëve.

“Kjo ngjarje na ka tronditur thellë si staf i shkollës, por edhe si mësues e nxënës. Në kujtim të saj, kemi vendosur një fotografi dhe një buqetë me lule në korridorin e shkollës. Gjithashtu, me iniciativën e drejtorit dhe timen si kujdestare, kemi nisur edhe një fushatë ndihme për familjen e saj” shtoi ajo për KlanKosova.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -