Share
Kurti i do më së shumti”, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, referuar diasporës.
Kjo pas një deklarate diferencuese që mori vëmendjen në media, ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “patriotët e punëtorët më të mëdhenjë janë në diasporë”; e jo në Kosovë.
Pacolli raportimin e medias pa si sulm, ndonëse mediat e cituan fjalëpërfjalshëm.
Por, pa merak. Pacolli siguron diasporën se “Kurti i do më së shumti”.
“Rikthehen me taktika të përçarjes, përveçse të dezinformimit. E sulmojnë dhe e përçmojnë çdo ditë diasporën tonë, e tani bëhen kinse po e mbrojnë nga ai që i do më së shumti. E kur Albin Kurti e falënderon dhe e lartëson mërgatën tonë, që para se gjithash janë familjarë e miq tanë, e kthejnë në ofendim për bashkqytetarë tanë në Kosovë”, shkroi Pacolli.