back to top
November, 11, 2025
spot_img
BallinaLajme“Firma i ka marrë paratë, rruga është e paasfaltuar” – Bali Muharremaj...

“Firma i ka marrë paratë, rruga është e paasfaltuar” – Bali Muharremaj akuzohet për korrupsion në debatin për Suharekën

- Advertisement -

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është akuzuar për korrupsion gjatë një debati në RTK me kandidatët e tjerë që po garojnë për këtë komunë.

Kandidati i LDK-së për kryetar, Ardian Shala, ka ngritur dyshime rreth një rasti ku një firmë, sipas tij, është paguar për asfaltimin e disa rrugëve, por punimet nuk janë kryer.

Në përgjigje të akuzave, Muharremaj u përpoq t’i mohojë ato duke vënë në dyshim vërtetësinë e fotografive të prezantuara nga kundërshtari i tij politik.

“Këto fotografi ka mundësi të jenë bërë para 15-20 vjetësh,” tha ai.

Megjithatë, sipas disa qytetarëve të Suharekës, fotografitë në fjalë janë shkrepur në shtator të këtij viti./Gazeta Insajderi/

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -