back to top
October, 9, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniFillon mësimi plotësues në Gjuhën shqipe në Hanau të Gjermanisë

Fillon mësimi plotësues në Gjuhën shqipe në Hanau të Gjermanisë

Nxënësit shqiptarë që jetojnë në Gjermani tani do të kenë mundësi ta mësojnë edhe Gjuhën shqipe, krahas mësimit në gjuhën gjermane, raporton Gazeta Demos.

Mësimi plotësues me dy klasë tashmë ka filluar në qytetin e Hanaut në Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur, Ukë Blakaj, kryetar i AAK-së në Gjermani.

“Nga sot nxënësit shqiptarë do të kenë mundësi të marrin pjesë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, në qytetin Hanau të Gjermanisë. Në ceremoninë solemne të fillimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe (dy klasë), morën pjesë konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Gëzim Gashi, kryetari i komunës së Hanau-t, Maximilian Bieri, drejtorja e shkollës Otto Han Schule, kryetarja e Këshillit iniciues të shkollës në gjuhën shqipe në Hanau, Kenada Avdiu dhe Samet Gashi”, ka shkruar Blakaj në rrjetin social Facebook.

Me këtë rast, nxënësit nga shkolla shqipe në Fulda shfaqen një program të pasur kulturo-artistik.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit