E shtuna e 1 qershorit na vë përballë me ballafaqimin Feronikeli ’74 – Prishtina e Re.
Këto dy skuadra sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në Superligë edicionin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.
“Nikli” i Shefki Kuqit e gjen vetën në këtë pozitë pasi përfundoi e teta në renditje, duke grumbulluar 44 pikë në 36 xhiro.
Ndërkohë, Prishtina e Re siguroi plasmanin në finalen e barazhit, pasi eliminoi Dinamon e Ferizajt në takimin gjysmëfinal, dhe atë vetëm pas penalltive.