back to top
December, 21, 2025
spot_img
BallinaLajmeFamilja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

Familja kosovare aksidentohet në Austri, të gjithë anëtarët përfundojnë në spital

- Advertisement -

Një familje nga Kosova është aksidentuar rëndë mëngjesin e sotëm, në autostradën pranë Spital am Pyhrn, në Austri.

Siç raportojnë mediat austriake, makinën po e drejtonte gruaja 39-vjeçare, që doli nga autostrada, u kthye djathtas, dhe u përplas me parmakun mbrojtës të rrugës.

Në veturë ndodheshin edhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçar, si dhe dy fëmijët: 9 dhe 15 vjeç, transmeton IndeksOnline.

Shoferët e tjerë pasues telefonuan shërbimet e urgjencës dhe ofruan ndihmën e parë.

Të gjithë pasagjerët pësuan lëndime trupore dhe, pas trajtimit fillestar, u dërguan në Klinikën Pyhrn-Eisenwurzen në Kirchdorf.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -