back to top
November, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeFamilja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

- Advertisement -

Familja e ish-nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, familja Kryeziu janë distancuar publikisht nga deklaratat e familjarit të tyre në lidhje me islamin.

Vëllau i Kadri Kryeziut, Bedri Kryeziu tha se me deklaratën e tij, ai nxit tensione fetare mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke u ngritur kundër fesë Islame, ku sipas statistikave 94% e popullsisë janë myslimanë, dhe e fton këtë komunitet për revansh.

”I kërkojmë falje vëllezërve myslimanë në Kosovë për fyerjet e shkaktuara nga vëllai ynë dhe ftojmë drejtësinë kosovare të veprojë në përputhje me ligjin për ata që fyen komunitetet dhe nuk respektojnë tolerancën fetare.”, thuhet në reagim.

Te nderuar qytetarë,

Ne, familja Kryeziu, distancohemi publikisht nga deklarata e papjekur e vëllait tonë, Kadri Kryeziu. Fatkeqësisht, me këtë deklaratë, ai nxit tensione fetare mes komuniteteve të ndryshme në Kosovë, duke u ngritur kundër fesë Islame, ku sipas statistikave 94% e popullsisë janë myslimanë, dhe e fton këtë komunitet për revansh. Kjo shkel ligjet e Republikës së Kosovës, ligje për të cilat ai vetë ka qenë pjesëmarrës dhe bashkë-hartues.

Si politikan, ai deklaron se jemi shtet laik, por në praktikë përzihet në çështje fetare, duke treguar injorancë totale dhe mungesë njohurie, pasi nuk ka lexuar asnjë faqe për fe.

I kërkojmë falje vëllezërve myslimanë në Kosovë për fyerjet e shkaktuara nga vëllai ynë dhe ftojmë drejtësinë kosovare të veprojë në përputhje me ligjin për ata që fyen komunitetet dhe nuk respektojnë tolerancën fetare.

Prizren, 2.11.2025

Nga: Bedri Kryeziu

⚠️ 𝗗𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗦𝗸𝗮𝗻𝗱𝗮𝗹𝗼𝘇𝗲: 𝗞𝗮𝗱𝗿𝗶 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗶𝘂 𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝗿 "𝗳𝗲𝘀𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮 𝗱𝗮𝗹𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶", 𝗙𝗮𝗺𝗶𝗹𝗷𝗮 𝗱𝗶𝘀𝘁𝗮𝗻𝗰𝗼𝗵𝗲𝘁
- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -