back to top
December, 25, 2025
spot_img
BallinaShow BizzEskalon debati në Big Brother VIP Albania 5

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5

- Advertisement -

Nuk kanë kaluar shumë ditë nga ndezja e dritave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, dhe Big Brother VIP Albania 5 ka shënuar eskalimet e para të forta. Duket se “muaji i mjaltit” mes banorëve ka përfunduar në kohë rekord.

Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua me nota humori dhe sportiviteti, duket se i ka dhënë fund kësaj epoke paqësore. Pasditene sotme, ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit.

Shënjestra e këtij shpërthimi ishte Juxhini, banori që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit të dytë “Prime” të këtij sezoni.

Situata është tensionuar aq shumë saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët kanë bllokuar Ilirin duke e mbajtur atë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin.

Kjo thyerje e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të jetë temë diskutimi, ndërsa publiku pret reagimin e “Vëllait të Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.

https://x.com/linjapajdhore/status/2003877846947917837?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2003877846947917837%7Ctwgr%5Ef31555c6d6e9f9a54942db5010b9b083ff8250cb%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Feskalon-debati-ne-big-brother-vip-albania-5%2F

bbva iliri

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -