Balerini i njohur shqiptar e kishte ofenduar herë pas here bukuroshen, duke përmendur edhe emra të tjerë që kanë qenë në këtë format.
Për këtë së fundmi u bë një reagim nga Fation Kuqari, i cili ka qenë i pranishëm në studio gjatë spektaklit të së martës.
Ai e cilësoi Gracianon si skuth, ndonëse ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte.
“Graciano është super skuth, bën gjithçka për lojë. Romeo ke thënë që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Ta tha Heidi situatën çfarë kishte ndodhur, e dëgjova dhe që ta ka thënë vetëm Graciano që i kishte përmendur edhe Alfion dhe mua. Nuk më pëlqen kjo që bën. Njeriu i del në krah shoqes së jetës. Nuk dua të flas për dhunë, por pres nga ty si djalë shqiptar, si vlonjat, të reagosh që në momentin që e dëgjon, jo tani në prime”.
“Në këtë rast, të betohem, reago sepse pretendon që është shoqja e jetës. Mos e lër atë gocën të përfshihet në këto situata të shpifura, nuk e meriton ajo vajza nga ai monstra aty”, tha ai.
I njëjti tutje theksoi: “Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë”.
Graciano ndërkohë dje (e martë) u largua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.