back to top
June, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeErmal Panduri paralajmëron zbulimin e një megaskandali në sektorin e energjisë

Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e një megaskandali në sektorin e energjisë

- Advertisement -

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka paralajmëruar se në puntatën e sontme do të zbulohet një prej skandaleve më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në sektorin e energjisë në Kosovë.

Sipas paralajmërimit, bëhet fjalë për një garanci bankare me vlerë miliona euro, e cila është dhënë fshehurazi për një kompani private, me mjete të buxhetit të shtetit dhe taksat e qytetarëve.

Në këtë skandal, siç thuhet në njoftim, janë të përfshirë ministra, shefa kabinetesh dhe zyrtarë të lartë të KOSTT-it.

“Një dorë lan tjetrën, e krejt bashkë ja zbrazin xhepin popullit”, thuhet në paralajmërim, duke shtuar se vendimi për të cilin do të flitet sonte mund të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e faturave të energjisë elektrike për qytetarët në vitin e ardhshëm.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -