back to top
November, 3, 2024
spot_img
BallinaShow BizzEni Çobani bën deklaratën e papritur për meshkujt në Shqipëri

Eni Çobani bën deklaratën e papritur për meshkujt në Shqipëri

Avokatja Eni Çobani e ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku komentoi një deklaratë që ka bërë para disa kohësh kur tha se impotenca e meshkujve është një problem kryesor në divorcin e çifteve.

Çobani tha në studion e DritareTv se ky problem ndikon të tradhtia dhe pastaj te dhuna në familje.

Roland Qafoku: Ju keni bërë një deklaratë për impotencën e meshkujve, si një problem kryesor në divorcin e çifteve.

“Ështe e vërtetë. Kam dashur të bëj një komunikim me mjekët. Unë them se familja shqiptare një nga elementet kryesore ka pikërisht këtë. Ne duhet ta themi në sy. Ky problem duhet trajtuar sepse tradhtitë, largimet, apo mosdëshira vijnë pikërisht nga dhoma e gjumit. Dhoma e gjumit është sa e shenjtë për çiftin, aq edhe enigmatike për ne që jemi më pas në proceset e tyre. Ne nuk e dimë kurrë se çfarë ndodh te dhoma gjumit. Unë them se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ti ndien një mungesë shumë të fortë në personalitetin tënd. Edhe meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë pjesë. Nëse ti zhburrërohesh para një gruaje e ke shumë të rëndë pastaj të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri ti duhet të jesh njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri.”, tha zonja Eni Çobani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit