Fituesi i “Big Brother Albania” dhe ish-konkurrenti i Big “Brother VIP Albania 3”, Jetmir Salaj do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.
Kjo parti ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihet edhe emri i Salajt.
Po ashtu, edhe dy ish-banorë të Big Brother VIP 2 kandidojnë për deputet në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Armaldo Kllogjerin dhe për Fotini Derxho.