back to top
July, 4, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiElshani: Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur posterat, hetimet...

Elshani: Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur posterat, hetimet kanë filluar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se Policia është në kërkim të personave që kanë ngjitur postera me imazhin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me mesazhin “Komandant Suprem, ju presim” në katër komuna në veriun e Kosovës

Ai ka thënë se në Prokurori është ngritur një rast për shkak të “përhapjes së urrejtjes”.

“Në lokacione të caktuara të katër komunave në veri të Kosovës janë shfaqur postera me fotografinë e presidentit të Serbisë. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit është hapur rast për përhapje të urrejtjes. Nuk kemi të dyshuar, policia po punon për hetimin e rastit”, tha Elshani.

Në të katër komunat e veriut – Leposaviq, Severna Mitrovicë, Zubin Potok dhe Zveçan, janë vendosur postera në ndërtesa, shtëpi, lokale e hapësira publike,.

Në postera është një fotografi e presidentit Vuçiq pranë një makinerie të Ushtrisë Serbe, e ndjekur nga mesazhi: “Komandant Suprem, ne po ju presim”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit