back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaTechnologyElon Musk me deklarata të mëdha për robotin Optimus të Teslas

Elon Musk me deklarata të mëdha për robotin Optimus të Teslas

SHARE
Drejtori ekzekutiv i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka bërë sërish deklarata të guximshme për robotin Optimus të Teslës.

Musk tha se robotët do ta rrisin vlerën e Teslës në 25 miliardë dollarë dhe se mijëra prej tyre do të punojnë në fabrikat e kësaj kompanie deri në vitin e ardhshëm.

Modeli më i fundit i robotit Tesla Optimus është emërtuar Gen 2 dhe ka marrë disa përmirësime në krahasim me versionin e mëparshëm.

Këto përmirësime përfshijnë krahë me 22 gradë lirie, të cilat i lejojnë robotit të kryejë një sërë veprimesh. E gjithë kjo tregohet në disa video.

Optimus ka një lloj funksionaliteti të modelit të gjuhës së madhe (LLM) si ChatGPT për të qenë në gjendje të bisedojë me pronarin.

Kjo është në përputhje me vizionin gjithëpërfshirës të Musk për t’i bërë teknologjitë më të përballueshme.

Por ideja që Optimus mund të bëhet një shoqërues i njeriut në të ardhmen e afërt duket e vështirë për t’u zbatuar.

Musk foli për Optimus gjatë mbledhjes vjetore të aksionarëve në Austin, Teksas.

“Është shoqëruesi juaj, mund të jetë në shtëpinë tuaj, të kujdeset për fëmijët tuaj dhe të luajë rolin e një mësuesi. Mund të bëjë gjithashtu punë në fabrikë. Mendoj se të gjithë në botë do të duan të kenë një të tillë, fjalë për fjalë të gjithë”, tha Musk. Telegrafi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit