back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaShow BizzElijona sqaron ngjarjen që e kaloi teksa qëndroi për gjashtë vjet në...

Elijona sqaron ngjarjen që e kaloi teksa qëndroi për gjashtë vjet në një familje gjermane

- Advertisement -

Shpërndaje
Elijona sonte ka zbuluar për herë të parë të vërtetën e saj rreth largimit nga familja.
Ajo tregoi se ishte shkëputur nga familja jo biologjike për t’u rikthyer te familja e saj biologjike, një vendim që thotë se do ta përsëriste pa hezitim edhe sot.

  

‘Zarfi i Kuq’ i është drejtuar posaçërisht Elijona Binakajt pas publikimeve të shumta mediatike që kanë qarkulluar ditët e fundit për një periudhë të së kaluarës së saj.

Zarfi ngjalli tension dhe emocion, teksa Vëllai i Madh kërkoi sqarime për lajmet ku përmendej edhe policia gjermane.

Në ‘zarfin e kuq’ shkruhej: “Elijona, në ditët e fundit emri yt ka pushtuar mediat.

Portale të ndryshme kanë publikuar lajme të një periudhe të jetës tënde, duke përmendur policinë gjermane”.

Elijona, dukshëm e emocionuar, reagoi duke thënë se nuk po ndihej mirë nga mënyra si ishte trajtuar tema dhe si ishte përfolur brenda shtëpisë.

“Një njeri shumë i ligë këtu brenda ka gjuajtur me fjalë, ka prek të kaluarën time dhe ka dhënë informata jo të sakta”, tha ajo.

Ajo sqaroi edhe një herë të vërtetën e saj lidhur me lajmet që kanë qarkulluar.

“Unë nuk jam ikur asnjëherë prej familjes teme, por kam ikur prej familjes gjermane për të shkuar te familja ime. E kam marrë vendimin vet me ik dhe me shku te familja ime, e kisha bërë sërish. Jam shumë krenare me atë veprim”.

Sqarimi i Elijonës pas ‘zarfit të kuq’ ka ngjallur reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë, ndonëse u mësua e vërteta.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -