back to top
February, 23, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiElezi tregon pse akoma nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike

Elezi tregon pse akoma nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë detaje se pse akoma nuk janë publikuar rezultatet preliminare për subjektet politike nga 21 vendvotime, shkruan GazetaDemos.

Ai tha se pas numërimit të votave të subjekteve politike, materiali zgjedhor, përfshirë edhe formularët e rezultateve, janë vendosur brenda kutive të votimit dhe jo mbi to, siç e parashihet me procedurë.

“Andaj, të dhënat nga këto vendvotime nuk mund të përditësohen tani, pasi hapja e kutive të votimit nuk mund të bëhet në këtë fazë, por vetëm kur të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Sipas përditësimit të fundit, në platformën elektronike të rezultateve, janë ngarkuar të dhënat nga 2,512 (99.17%) vendvotime nga gjithsej 2,533”, tha Elezi.

Numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike ka përfunduar më 9 shkurt.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit