Egli Tako u takua dje në mbrëmje me motrën e saj, Ejonën.
Ajo i dha disa këshilla të rëndësishme, ndërsa Egli u shpreh se Gjesti është ndryshe nga banorët e tjerë dhe nuk është një “vampir” që i “pi gjakun”.
Ejona e këshilloi motrën e saj të kujdeset për veten dhe të hapë sytë në lojë: “Kur të shoh që fle te sauna, unë ndihem shumë keq. Hapi sytë, kur do veten fortë, të duan dhe të tjerët.”
Pas takimit, Gjesti kërkoi të fliste me Ejonën, duke i kërkuar falje për çdo sjellje që mund ta ketë lënduar Eglin:
“Të kërkoj shumë falje, edhe familjes i kërkoj shumë falje”, tha ai.
Ejona e këshilloi atë të jetë vetvetja, duke theksuar se Egli duhet ta shijojë eksperiencën pa lot.
Ndërsa Gjesti pranoi se në marrëdhënie ndodhin edhe momente të vështira, por rëndësi ka të mësohet nga to.