Një javë e vështirë ka qenë për disa nga banorët e Big Brother VIP Albania.
Egla dhe Meritoni kanë pasur shumë debate dhe ofendimet e rënda ndaj banorit nuk kanë munguar.
Konkurrentja e ka quajtur “dhunues dhe përndjekës”.
Në prajm teksa Meritoni ishte duke i sqaruar debatet që kanë pasur dhe duke komentuar lojën e Eglës, kjo e fundit i ka thurur vargje.
“Meriton o Meriton kujdes goja çfarë të lëshon”, i ka thënë Egla, Meritonit.
Ndërkaq, sonte spektakli ka filluar me një performancë nga ish banorët.