Aktorja e njohur, Egla Ceno, ka ndarë një mesazh të ndjerë në profilin e saj në “Instagram”, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale.
Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.
“Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur”, shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.
Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë”.