Egla Ceno nuk ishte prezente në “Goca dhe Gra”, kjo për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Megjithëse e sëmurë, ajo ka zhvilluar një bisedë telefonike me moderatorët e programit.
Batutat nuk kanë munguar as këtë herë, ku Ceno tha se tashmë do të mendojë të martohet.
“Tani që jam pa zë dhe nuk flas dot, mendoj që kam arritur përsosmërinë si grua. E di pse, se thonë që një grua që nuk flet është gjithmonë më e mirë. Nuk e kanë gabim.
Po mendoja që tani që u bëra grua për së mbari, pa pikë zëri, do i fus një të martuar, se më në fund mundem, se i ngela mamit në derë”, tha Egla