Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James ka thënë se ky spektakël, është gjëja më e mirë që i ka ndodhur në jetë.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ajo tha se njerëzit i dhurojnë shumë dashuri, dhe krejt kjo falë paraqitjes në Big Brother VIP Kosova ku siç tha ajo, e ka treguar veten.
“Njerëzit më duan shumë, më japin shumë dashuri. Big Brotheri ka qenë gjëja më e mirë që ka ndodh në jetën time, ndryshova mendjen e njerëzve, mentalitetin e kosovarëve”, u shpreh Edona.
Edona James ka marrë vëmendjen në edicionin e kaluar për humorin e saj dhe sinqeritetin që ka treguar. Ajo për javë të tëra është shpallur e preferuara e publikut.
Ndryshe, edicioni i tretë nis sonte duke filluar nga ora 21:00 në Klan Kosova dhe Art Motion.