back to top
January, 11, 2026
spot_img
BallinaMusic“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona...

“Edona i besoi falltores dhe aty filluan tensionet” – Ish-bashkëshorti i Edona Llalloshit me akuza të rënda: S’po mi lë t’i shoh fëmijët

- Advertisement -

Shperndaje

Gazmond Haxhifejzullahu, ish-bashkëshorti i këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka shpërthyer me akuza ndaj saj. Në një intervistë ekskluzive për Insajderin, ai pretendon se Llalloshi po shkel vendimet e gjykatës dhe po përdor fëmijët si mjet hakmarrjeje pas kërkesës për ndarje të pasurisë.

Përplasjet pas divorcit mes Gazmond Haxhifejzullahut dhe këngëtares Edona Llalloshi kanë marrë përmasa të rënda ligjore dhe publike.

Haxhifejzullahu ka zgjedhur të flasë për Insajderin, duke treguar se si marrëdhënia e tyre u degradua deri në pikën ku ai nuk i ka parë fëmijët e tij për më shumë se tetë muaj.

Sipas tij, gjithçka nisi të ndryshonte kur në mes hyri ‘besimi në falltore’, një iniciativë kjo e motrës së ish-gruas së tij, si dhe kërkesa e tij legjitime për ndarjen e pasurisë së përbashkët.

Gazeta Insajderi ka tentuar në vazhdimësi të marrë një version nga ana e kandidates për deputete, Edona Llalloshi. Edhe pse fillimisht ajo kishte kërkuar që kjo temë të mos diskutohej deri pas përfundimit të zgjedhjeve, Insajderi ka respektuar këtë vullnet.

Megjithatë, edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, Llalloshi ka zgjedhur heshtjen, duke mbetur e paqasshme për redaksinë tash e 10 ditë.

Ndiqni intervistën e plotë e Gazmond Haxhifejzullahut për Insajderin:

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -