Eduard Kuçi, Edi është dërguar direkt në nominim për shkak të kërcënimeve ndaj Arditit.
Këtë vendim e mori “Vëllai i Madh” gjatë spektaklit live.
Banori do të jetë në duart e publikut, nëse i njëjti do të mbetet në shtëpi apo jo, njofton Klankosova.tv.
Televotimi nga ky moment është i hapur.
Eduard Kuçi ka eskaluar së fundmi kundrejt banorit tjetër të shtëpisë, Ardit Stafaj.
Kjo nisi nga një fjali që sipas Edit, i ka thënë Arditi, gjë që e bëri të reagoj ashpër.
I njëjti tha se e kishte me tendencë dhe që sipas tij kishte të bënte nga ana seksuale.
Këngëtari nga ana tjetër shtoi se nuk ka qenë në atë konotacion dhe se është keqkuptuar.
Arditi Big Brother VIP Kosova Edi

