back to top
November, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiEdhe 2 muaj paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

Edhe 2 muaj paraburgim për administratorin e grupit “Albkings”

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj, Edin Nevzadit, i dyshuar për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’.

Ai ishte njëri nga menaxhuesit e grupit famëkeq “Albkings”

Këtë e bëri të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.

Gashi theksojë se sot Gjykata ka provuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit E.N, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit E.N iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj.”,ka thënë Gashi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit