Një zyrtar policor ka plagosur aksidentalisht një person në fshatin Dubravë të Istogut.
Viktima është i moshës së mitur dhe i njëjti tashmë ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare.
Raportohet se polici e ka plagosur djalin e tezës së tij, i cili është po ashtu nga Istogu, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Burime të Ballkani.info po ashtu bëjnë të ditur se i njëjti është suspenduar nga detyra.
Zyrtari policor i dyshuar është Fatjon Hoti, i cili tashmë është arrestuar dhe ndaluar.