Sot reth orës 11:30 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, një grua 43-vjeçare brenda apartamentit është gjetur pa shenja jete.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi ai.