back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiE rëndë: Ky është i moshuari që u godit për vdekje në...

E rëndë: Ky është i moshuari që u godit për vdekje në Klinë, trupi i pajetë ende në vendngjarje

Share

Qytetari që u godit për vdekje sot rreth orës 19:00 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës, është Sahit Sahitaj, i cili i takon moshës rreth 80-vjeçare.

Mediat lokale kanë publikuar pamje ku shihet viktima ende në vendin e ngjarjes, teksa bëjnë të ditur se trupi i viktimës tash e dy orë nuk është larguar nga ku ndodhi ky aksident me fatalitet.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa ekipet kompetente po kryejnë hetimet për t’i zbuluar shkaqet e aksidentit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Hetuesit e trafikut dhe njësitet tjera relevante po e bëjnë vendshiqimin dhe janë duke i kryer hetimet për të parë se si ka ardhur deri tek ky aksident”, tha Gashi.

Pamje nga vendi i ngjarjes nga KlinaInfo
ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit